Ballina Bota VIDEO/ Kapi pitonin gjigand në shtëpinë e klientit, ja zbulimi tronditës që...

VIDEO/ Kapi pitonin gjigand në shtëpinë e klientit, ja zbulimi tronditës që bën elektriçistja

Kur një elektriçiste kapi një piton gjigand në shtëpinë e klientit të saj vuri re stomakun e tij të zgjeruar.

Brydie Maro për fat të keq zbuloi se gunga në stomakun e gjarpërit ishte konturi i një familje macesh, të cilat i kishte gëlltitur vetëm pak minuta pas kapjes.

Në video e postuar në Facebook, Brydie shihet plot vetëbesim dhe e qetë ndërsa kap pitonin 8 kg nga shtëpia në Mossman, Far North Queensland.

Përkundër jetesës në një rajon tropikal, Brydie, i cili kishte punuar më parë si një mbajtëse e kafshëve të egra për 15 vite, tha se ishte e tronditur kur pa madhësinë e gjarprit.

“Është një gjarpër i madh, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë,” thuhet në video.

Sapo e kapi, elektriçistja vendosi që ta lëshonte pitonin, pasi të largohej nga prona e klientit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook