Ballina Bota VIDEO/ ‘Kthejnë përmbys’ lokalin në sy të policit, ja si ‘fluturojnë’ karriget...

VIDEO/ ‘Kthejnë përmbys’ lokalin në sy të policit, ja si ‘fluturojnë’ karriget gjatë përleshjes masive

Një sherr i çmendur, ka shpërthyer në një bar në një pijetore britanike, në Leeds, Angli.

Kamerat e sigurisë, tregojnë pamjet e momentit të përleshjes, në të cilën u përfshinë rreth 20 persona.

Burrat shihen teksa grushtohen dhe ndërkohë godasin me karrige të rënda prej druri, duke i hedhur në drejtim të njëri-tjetrit.

Sherri ka denigruar edhe më tepër, pasi edhe pse kishte të lënduar të shtrirë në tokë, nuk kanë munguar grushtimet sërish.

Policia e Yorkshire Perëndimore, ka marrë në pyetje personat e ndodhur në bar për të ndihmuar në idnetifikim e të dyshuarve.

Një 21-vjeçar u arrestua paraprakisht, por policia më vonë ka urdhëruar lirimin e tij, ndërsa një 28-vjeçar është dërguar menjëherë në spital dhe po merr trajtimet e duhura mjekësore pas një plage në kokë.

Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e konfliktit, i cili fillimisht mësohet të jetë nisur nga dy persona dhe më pas ka përfunduar në një sherr masiv.

British Bar Brawl

WILD BAR BRAWL: Police say a fight between two people in a British pub grew to nearly 20 brawlers as chairs and punches flew. http://fxn.ws/2EPpkSz

Posted by Fox News on 23.02.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook