Ballina Bota VIDEO/ Ky është konkursi më i çuditshëm që mund të keni parë...

VIDEO/ Ky është konkursi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë, ja si e shfaqin forcën e tyre rusët

Rusët njihen si ndër popujt më të fuqishëm fizikisht, kjo pasi janë mjeshtra të sporteve “të rënda”, si mundje, boks, por dhe judo e arte marciale.

Një video e publikuar në mediat e huaja tregon se si rusët godasin njëri tjetrit në fytyrë me shpulla, në një konkurs “force”.

Pjesëmarrës në këtë konkurs të çuditshëm ishin bodybuilder, boksier, mundës, por dhe njerëz të zakonshëm të aftë fizikisht.

Konkurentët godasin njeri-tjetrin me rradhë në fytyrë derisa njëri të dorëzohet.

Fitues u shpall Yuriy Kuzmin, i cili mori çmimin e madh prej 25.000 rubla, diçka më tepër se 300$.

Goditjet janë vërtetë të fuqishme dhe marramendëse, por rusët janë rus apo jo?

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook