Ballina Bota VIDEO/ Lanë foshnjën të vdiste për arsye fetare, habiten nga dënimi me...

VIDEO/ Lanë foshnjën të vdiste për arsye fetare, habiten nga dënimi me burg përjetë

Një çift prindërish të krishterë, vajza 10-muajshe e të cilëve ndërroi jetë për shkak të kequshqyerjes dhe dehitratimit në Michigan të SHBA pasi ata refuzuan ndihmën mjekësore për vajzën për arsye fetare, janë habitur me faktin se tashmë mund të dënohem me burg përjetë.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën këtë të hënë pas vdekjes së vajzës së tyre, Mary, të enjten e 2 gushtit.

Në një filmim të pabesueshëm, të regjistruar në Gjykatën e Kent County të SHBA, Welch ka parë i habitur ndaj gjykatësit teksa po lexonte akuzat, ndërsa bashkëshortja e tij ka shpërthyer në lot.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook