Ballina Bota VIDEO/ Mali rreth 2 mijë metra hidhet në erë me dinamit

VIDEO/ Mali rreth 2 mijë metra hidhet në erë me dinamit

Fjalë për fjalë, punëtorët kinezë kanë lëvizur malet për të ndërtuar një aeroport të ri. 

Punëtorët në Chongqing kanë rrafshuar majën e një mali 1,800 metra mbi nivelin e detit për të ndërtuar Aeroplanin Wushan prej 1,64 miliardë juanë (191,4 milionë paund).

Objekti mbresëlënës do të hapet vitin e ardhshëm.

Aeroporti Wushan ndodhet në majën e malit Taohua, 15 kilometra larg qytetit Wushan në lindje të Chongqing, një komunë në Kinë.

Aeroporti i brendshëm do të ketë një pistë të gjatë 2600 metra dhe i gjerë 45 metra.

Aeroporti gjithashtu do të ketë një platformë që mund të strehojë pesë aeroplanë.

Për shkak se rajoni është kaq malor, punëtorët e ndërtimit përdorën dinamit për hedhur në erë lartësinë e malit me qëllim që të krijonin hapësirën për aeroportin.

Projekti filloi gjashtë vjet më parë dhe aeroporti pritet të përfundojë deri në fund të qershorit, sipas pushtetit lokal në Wushan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook