Ballina Bota VIDEO/ Mami gorillë mbulon me puthje këlyshin e saj, pamjet pak orë...

VIDEO/ Mami gorillë mbulon me puthje këlyshin e saj, pamjet pak orë pas lindjes

Emri i saj është Moke dhe është këlyshi i parë i gorillës, që lind në nëntë vitet e fundit në ‘Smithsonian’s National Zoo’, Washington.

Në këtë video të shpërndarë nga instituti shihet mami i këlyshit, Calaya, një ekzemplare 15 vjeç, teksa përkëdhel dhe mbulon me të puthura këlyshin e saj, pak orë pas lindjes.

Për Calaya, kjo është eksperienca e parë si nënë dhe stafi i Smithsonian’s Nationl Zoo, ka punuar gjatë për ta përgatitur për këtë eksperiencë.

Lindja e këtij ekzemplari gorille është e veçantë jo vetëm për institutin tonë, por edhe për specien e saj. Gorilla e ultësirës perëndimore, është në fakt një specie që rrezikon ekzistencën e saj.

Ashtu siç shpjegojnë ekspertët e Smithsonian’s, numri i kësaj specieje është zvogëluar me 60% në 20/25 vitet e fundit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook