Ballina Bota VIDEO/ Mbyllet restoranti, arsyeja: Gruaja shtatëzënë gjen një mi të ngordhur në...

VIDEO/ Mbyllet restoranti, arsyeja: Gruaja shtatëzënë gjen një mi të ngordhur në supë

Një grua shtatëzënë është përballur me një ndodhi të pakëndshme në në restorant në Kinën Lindore.

Ajo shkoi për të ngrënë supë, por në pjatën e servirur gjeti një mi të ngordhur.

Gruaja shtatëzënë bëri zbulimin e tmerrshëm teksa po darkonte me bashkëshortin e saj.

ÇIfti pretendon se kur lajmëruan stafin për miun e ngordhur, këta të fundit i kishin ofruar para për të abortuar fëmijën.

“Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë” i kishte thënë stafi i restorantit.

Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimim pasi gruaja e tij përfundoi në spital.

Restoranti është mbyllur derisa procedurat hetimore vazhdojnë.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, zinxhiri i restoranteve tha se gjithmonë ka vënë theks të veçantë në sigurinë e ushqimore dhe do të bëjë çdo përmirësim të nevojshëm.