Ballina Bota VIDEO/ Menduan se po luante me revole në oborr, policia arreston 10-vjeçarin

VIDEO/ Menduan se po luante me revole në oborr, policia arreston 10-vjeçarin

Dy policë amerikane kanë arrestuar një 10-vjeçar, i cili ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së gjyshërve të tij, kur dy policë shkojnë drejt tij dhe i vënë prangat.

10-vjeçari i trembur ka filluar të qajë, duke shkaktuar dhe zemërimin dëshmitarëve aty pranë, të cilët kanë nisur të bërtasin në drejtim të policisë, duke i kërkuar që ta lënë të lirë.

“Do ta lëmë të lirë, kur të kemi sqaruar çdo gjë”– ka thënë një prej agjentëve të policë. Policia ishte informuar se në atë zonë ishte një djalë rreth 10 apo 12 vjeç. Michael sapo kishte parë policinë kishte nisur të vraponte duke lindur dyshime tek policia.

“E sheh që nuk ka asnjë lloj armë, lëre të lirë”- iu drejtua gjyshja policëve. Pas kontrollollit 10-vjeçari është lënë i lirë. Videoja, e cila është filmuar nga kalimtarët është shpërndarë në internet, duke shkakuar zemërim të madh tek komentuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook