Ballina Bota VIDEO/ Milingonat krijojnë një qytet nëntokësorë, shikoni çfarë mrekullie kanë ndërtuar ato

VIDEO/ Milingonat krijojnë një qytet nëntokësorë, shikoni çfarë mrekullie kanë ndërtuar ato

Një grup shkencëtarësh në Brazil kanë arritur të zbulojnë një super rrjetë nëntokësorë të krijuar nga milingonat e gjetheve. Ky rrjet cilësohet si një nga më të mëdhenjtë në botë. 

Duket se kjo koloni e cila ishte e përbërë prej miliona milingona ka bërë një punë të pabesueshme duke krijuar disa rrugë nëntokësore. Grupi i shkencëtarve me në krye profesori Luis Forgi, kane kaluar 10 ditë duke pompuar 10 ton betoni poshtë kanaleve të krijuara nga kolonia e milingonave.

Pasi të gjitha dhomat dhe pasazhet ishin ngurtësuar, shkencëtarët gërmuan për një muaj, duke zbuluar atë që u përshkrua si një nga veprat më madhështore të krijuar nga milingonat. Mesa duket se njerëzit nuk janë ndërtuesit e vetëm të mëdhenj por edhe milingonat, ndërtojnë fortesa të forta!

 

Ky megarrjetë i braktisur, që ka një sipërfaqe prej 500 metra katrore dhe zbret 26 metra nën sipërfaqe, mendohet të jetë një nga kolonitë më të mëdha të milingonave në botë.

Sipas dokumentarit Nature’s Secret Power, u desh një komunitet i madh dhe i koordinuar (ose “superorganizëm”) i milingonave të gjetheve për të gërmuar rreth 40 tonë metrikë tokë dhe për të ndërtuar një strukturë komplekse të brendshme, e përbërë nga një rrjet i tuneluar i ventiluar.

Ky rrjet i madh i tuneleve dhe dendeve ishte populluar dikur nga miliona milingonat e gjetheve, por shkencëtarët nuk janë të sigurt përse insektet u zhdukën nga qyteti i tyre i pabesueshëm nëntokësor.