Ballina Bota VIDEO/ Momenti i jashtëzakonshëm, nëna mbron fëmijën e saj nga sulmi brutal...

VIDEO/ Momenti i jashtëzakonshëm, nëna mbron fëmijën e saj nga sulmi brutal i qenve

Djali ishte duke luajtur në oborr, ndërsa kafshët i ishin sulur pas për ta sulmuar. Nëna e tij arrin në kohë për ta kapur djalin në dorë, por që qentë e ndjekin nga pas.

Duke tentuar ta hapë derën ajo ishte bërë si mburojë për djalin e vogël, i cili po sulmohej vazhdimisht nga njëri prej qenve.

Fatmirësisht ata ishin shpëtuar nga fqinjët e tyre, të cilët më pas kishin telefonuar policinë dhe qendrën për mirëmbajtjen e kafshëve.

Gruaja ka shpëtuar pa lëndime, kurse 2-vjeçari i është nënshtruar një operacioni plastik në fytyrë si dhe ka pasur qepje të shumta nëpër trup.

Policia ka treguar se dy qentë kanë qenë pronë e një shtëpie në afërsi të vendit të ngjarjes.

*Kujdes, mund të përmbajë pamje të ndjeshme për disa shikues!