Ballina Bota VIDEO/ Momenti mizor, burri braktis foshnjën në rrugë në temperaturat -20 gradë

VIDEO/ Momenti mizor, burri braktis foshnjën në rrugë në temperaturat -20 gradë

 Policia kineze është në kërkim të një burri që braktisi një foshnje në një rrugë.

Pamjet e publikuara nga mediat kineze tregojnë të dushuarin ndërsa po vendoste foshnjen jashtë një spitali në Jiamusi, një nga qytetet më të ftohta të Kinës dhe u largua shpejt.

Foshnja është gjetur nga një infermier që e dërgoi në Departamentin e Neonatalëve.

Temperaturat jashtë në momentin që foshnja u la në rrugë gjatë natës ishin -20 gradë celcius.

Pas ekzaminimit mjekësor, mjekët në spital thanë se djali ishte i shëndetshëm.

Personeli mjekësor e thirri policinë dhe e mori fëmijën në Institutin e Mirëqenies së Fëmijëve të Jiamusit.

Policia po kërkon të dyshuarin dhe përdoruesit e internetit po ndihmojnë për të përhapur informacionin.

Mbetet e paqartë nëse burri është babai i fëmijës ose një i afërm.

Braktisja e foshnjave nuk është e pazakontë në Kinë, sidomos në mesin e prindërve adoleshentë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook