Ballina Bota VIDEO/ Momenti prekës, elefanti i vogël nuk ndahet nga nëna e tij...

VIDEO/ Momenti prekës, elefanti i vogël nuk ndahet nga nëna e tij e vdekur edhe pas ndërhyrjes së rojeve

Ky është momenti prekës kur një elefant i vogël gjen nënën e tij të ngordhur në pyll dhe nuk pranonte të largohej nga ajo.

Dyvjeçari i afrohet të ëmë dhe ulet mbi të, në Rajaji Reserve Forest në pjesën veriore të Indisë.

Përpjekja e dëshpëruar për të zgjuar nënën 40-vjeçare vazhdoi me orë të tëra derisa u dërgua një ekip shpëtimi për ta larguar fëmijën nga skena e trishtuar.

Rojtarët e Parkut menduan se elefanti nënë ngordhi pasi u rrëzua në një kodër.

Sanatan Sonkar, drejtor i Rezervës Pyjore të Rajajit, tha: “I vogli thjesht refuzoi të largohet nga nëna e tij.

Ishte një detyrë e lodhshme për të shpëtuar të voglin duke ‘qarë’ nga vendi i ngjarjes, prandaj morëm elefantët e tjerë në rezervat për ta larguar atë”.

Kafsha e braktisur tashmë është dërguar në një kamp elefantësh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook