Ballina Bota VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur trafikanti i drogës ekzekuton barbarisht shefin e...

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur trafikanti i drogës ekzekuton barbarisht shefin e policisë në sy të gruas së tij (Pamje të rënda)

SHPËRNDAJE

Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur Meksikën por jo vetëm. Edhe pse duket si një skenë filmi, por për fat të keq kjo është vdekja e tmerrshme e një shefi policie në Meksikë.

Bëhet fjalë shefin e policisë Edmundo Pérez de la Peña, i cili u ekzekutua të premten e kalua në një restorant në qytetin Cuauhtemoc të Meksikës.

Pamjet e rënda janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të restorantit. Siç shihet dhe në video, dy burra me kapele hyjnë në restorant dhe ulen pranë tryezës ku ishte Perez.

Vetëm pak sekonda më vonë një prej tyre ngrihet nga karrigia, nxjerr armën dhe qëllon prapa kokës shefin e policisë.

Gruaja e shefit të policisë ngrihet në këmbë menjëherë e tmerruar nga skena e llahtarshme.

Vrasësi dhe shoqëruesi i tij largohen qetësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pasi kryejnë krimin.

Nuk është hera e parë që në Meksikë shefat e policisë janë shënjestër e bandave të drogës, pasi të hënën u vra një shef tjetër policie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook