Ballina Bota VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, shihni si i shpërthen cigarja elektronike në xhep...

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, shihni si i shpërthen cigarja elektronike në xhep të riut

Një moment dramatik ka ndodhur në Kaliforni, ku një cigare elektronike ka shpërthyer në xhepin e një klienti.

24-vjeçari, Mohamad Abdihdy, ishte duke blerë një televizor brenda dyqanit HDTV Outlet në Anaheim, kur i ndodhi shpërthimi.

Siç shihet në video, i riu ishte duke parë televizorin, teksa cigarja elektronike i shpërtheu në flakë.

Ai shihet duke u larguar me vrap drejt një wc, për të kuruar plagët e tij.

I riu u shpreh se ndjeu një goditje në xhep, dhe më vonë kuptoi që ishte cigarja elektronike që i kishte plasur brenda në xhep.