Ballina Bota VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, tigri shqyen për së gjalli kujdestarin që e...

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, tigri shqyen për së gjalli kujdestarin që e rriti në mes të turistëve

Kujdestari i kopshtit zoologjik ka humbur jetën para turistëve të tmerruar në Kinë pasi u plagos rëndë nga plagët që i dha një tigër, të cilin e kishte rritur që kur kishte qenë këlysh.

Trajneri i kafshëve, mbiemëri i të cilit është Wu ishte brenda kafazit metalik të tigrit dhe po mundohej ta lëvizte për të dhuruar pak shfaqje për turistët. Mediat e huaja kanë treguar se tigri përdorej për shfaqje në cirk, ndërsa nuk dihet arsyeja e reagimit që solli ngjarje tragjike.

“Papritmas kafsha e rrezikshme iu hodh në qafë dhe e mbyti për vdekje”, njoftoi zyrtari i qeverisë së qytetit Fuzhou.

Në deklaratë thuhej se Wu kishte punuar me tigrin për ta zbutur në mënyrë që të mos bënte reagime të egra nga vizitat e njerëzve. Pamjet e tmerrshme dhe të rënda janë publikuar në rrjete sociale dhe janë bërë virale.

Aty dëgjohet si njerëzit bërtasin me të madhe “Thirrni policinë!” dhe pse kujdestari i kishte humbur shenjat e jetës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook