Ballina Bota VIDEO/ Momenti tronditës, i riu shtypet për vdekje nga demi pasi humbi...

VIDEO/ Momenti tronditës, i riu shtypet për vdekje nga demi pasi humbi ekulibrin

Një toreador ka humbur jetën sportin “Rodeo”, si pasojë e goditjeve të një demi.

28-vjeçari, Jason Gustavo Artavia Vasquez u qëllua për vdekje nga demi në qytetin e Upalës në Kosta Rika, gjatë një shfaqje.

Në videon e bërë virale në rrjet, shihet momenti kur i riu humb balancën dhe rrëzohet në tokë.

Por goditja fatale që i ka marrë jetën toreadorit, ishte rrëzimi i demit mbi të, duke e shtypur, gjë e cila i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Menjëherë ekipi i emergjencës i ka ofruar ndihmën e parë, por gjendja e tij ishte tepër kritike.

28-vjeçari ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook