Ballina Bota VIDEO/ I ngec koka në grilat e ballkonit, pensionisti hero ngjit tre...

VIDEO/ I ngec koka në grilat e ballkonit, pensionisti hero ngjit tre kate të ndërtesës për të shpëtuar foshnjën

Një fëmijë vetëm dy vjeç, të cilit i kishte ngecur koka tek grilat e ballkonit është shpëtuar nga një fqinj heroik.

Ky incident ka ndodhur në Kinë. Në video shihet djali që varet në ajër me kokën e ngecur midis shufrave metalike jashtë shtëpisë së tij në katin e tretë.

Thuhet se djali dhe motra e tij ishin lënë në shtëpi pa mbikqyrjen e prindërve.

Duke kuptuar se djali i vogël mund të rrëshqiste nga grila në çdo moment, një shikues i guximshëm 60-vjeçar u shndërrua në një superhero të vërtetë dhe filloi një shpëtim dramatik.

Djali shihet duke u përpjekur të heqë kokën nga grilat, por pa sukses, duke e lënë 2-vjeçarin duke u valëzuar nga njëra anë në tjetrën.

 Disa persona, të shqetësuar, kapën një çarçaf dhe e hapën duke e vendosur atë poshtë fëmijës, në rast se ai do të binte.

Shërbimet emergjente u alarmuan menjëherë.

Disa fqinjë të tjerë nxituan në banesë ku djali po jetonte, por nuk mund të hapnin derën e mbyllur.

60-vjeçari ishte në shtëpi, kur dëgjoi rrëmujën jashtë dhe u trondit kur pa dy-vjeçarin duke u valëvitur në mes të ajrit.

Pensionisti menjëherë nxitoi për te ndërtesa dhe u ngjit nga dritarja. Ai arriti djalin e vogël dhe e shtyu atë midis grilave.

Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës, gjyshja dhe policia lokale erdhën në vendin e ngjarjes.

‘Djali ishte i bllokuar për rreth pesë minuta,’ tha Liu për Chendu Business News, duke shtuar se gjithashtu kishte një vajzë 1-vjeçare në banesë.

Sipas raportit, babai i fëmijës u thirr për të punuar rreth orës 15:40 në ditën e incidentit dhe i kishte kërkuar nënës së tij të shihte fëmijët.

Djali nuk ka vuajtur nga ndonjë lëndim dhe ka rifilluar të shkojë përsëri në kopshtin e fëmijëve, shtoi raporti.

LEXO EDHE:  "Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë", reagon Vasili: Vendi digjet, Rama...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook