Ballina Bota VIDEO/ “Një ide vërtetë gjeniale”, nuk do ta besoni dot gjuhën sekrete...

VIDEO/ “Një ide vërtetë gjeniale”, nuk do ta besoni dot gjuhën sekrete me të cilën komunikojnë banorët e këtij fshati

Një fshat në Turqi, njihet për veçantinë e tij dhe për gjuhën sekrete që banorët përdorin për të komunikuar.

Ata përdorin një sistem të sofistikuar fishkëllimi, të njohur ndryshe si “gjuha e zogjve”.

Zhurma e lartë e fishkëllimës, ndihmon banorët të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke depërtuar përmes territorit malor.

Në ditët e sotme numërohen vetëm 10.000 njerëz, të cilët arrijnë të flasin dhe të zotërojnë “gjuhën e zogjve”.

UNESCO e ka deklaruar këtë fshat, si një zonë të rrezikuar të Trashëgimisë Botërore, e cila ka nevojë të mbrohet.

Ky lloj komunikimi, aktualisht po përjeton një rikthim në përdorimin e përditshëm nga banorët e fshatit.

Ata kanë nisur të mbajnë një festival të përvitshëm, i cili organizohet në nder të “gjuhës së zogjve” dhe kanë mundësuar praktikimin e saj në formë mësimdhënie, në disa shkolla lokale.

Në fund të videos, shihet një vajzë e cila nëpërmjet kësaj gjuhe komunikimi, falenderon UNESCO-n për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar këtij fshati, duke e cilësuar Zonë të Mbrojtur të Trashëgimisë Botërore.

In Turkey They Don't Speak, They Whistle

These Turkish villagers have a secret language and it's unbelievable 🎵🔈(turn sound on)

Posted by Vocativ on 05.02.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook