Ballina Bota VIDEO/ Nuk pranoi të pajtohej, 24-vjeçari qëllon me armë ish të dashurën

VIDEO/ Nuk pranoi të pajtohej, 24-vjeçari qëllon me armë ish të dashurën

Një 24-vjeçar me gjakftohtësi ka qëlluar me armë në kraharor ish të dashurën jashtë konviktit të saj universitar.

Vrasësi Pukkapong Chittarom, 24 vjeç, kërkoi studenten Natchareeya Thaprajit, 21 vjeç, pranë shtëpisë së saj në Bangkok, Tajlandë.

Mësohet se çifti kishte njohur njëri-tjetrin rreth pesë vite, por kohët e fundit ishin ndarë dhe vajza nuk pranonte të pajtohej.

24-vjeçari u kap nga kamerat duke pritur vajzën para konviktit të saj, e cila doli me një shok klase në rreth orës 11:30 të kohës lokale.

Djali e qëlloi me armë në gjoks e më pas, qëlloi veten me armë në gojë, por arriti që vetë të shpëtonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook