Ballina Bota VIDEO/ Ofendonte policët me gishtin e mesit duke qarkulluar me shpejtësi, si...

VIDEO/ Ofendonte policët me gishtin e mesit duke qarkulluar me shpejtësi, si e pësoi bosi i kompanisë amerikane

Bosi i një kompanie që vazhdimisht ngrinte gishtin e mesit përpara kamerave të sigurisë kur qarkullonte me shpejtësi, është burgosur nga policia.

Ai ka përdorur një transmetues për zhurmimin e sinjaleve për t’i shpëtuar policisë deri më tani.

Timothy Hill, 67 vjeç, kishte një pajisje të paligjshme me Range Rover-n e bardhë me një targë private, kështu që mund të bllokonte policinë nga marrja e detajeve të shpejtësisë.

Në gjykatën e Teesides në SHBA, u dëgjua se ai vazhdimisht ofendonte policët me gjestin e tij të vrazhdë në kamera përgjatë autostradë A19 në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarët me vendosmëri nisën një hetim dhe përfundimisht gjetën Hill në shtëpinë e tij në Grassington, North Yorks.

Kur zbuloi se po hetohej, Hill e hodhi bllokuesin në një lumë dhe u tha oficerëve se nuk mund të ketë qenë ai, sepse ishte 60 milje larg.

Megjithatë, pasi u intervistua, pranoi se ishte ai që kreu gjestin duke qarkulluar me shpejtësi të lartë.

Gjykatësi, i cili burgosi Hill për tetë muaj, tha se veprime të tilla “godasin në zemër” të sistemit të drejtësisë dhe dënimi i tij duhet të veprojë si një pengesë ndaj të tjerëve.

Policët e trafikut nuk ishin në gjendje të konstatonin shpejtësinë e tij.

Hill u deklarua fajtor për akuzën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook