Ballina Bota VIDEO/ Ofertë joshëse, 10 mijë dollarë që njerëzit të shpërngulen në këtë...

VIDEO/ Ofertë joshëse, 10 mijë dollarë që njerëzit të shpërngulen në këtë shtet

Amerikanët me fat që duan ta shijojnë jetën e mirë, po joshen nga një ofertë prej 10 mijë dollarësh me kushtin që ata të shpërngulen dhe jetojnë në shtetin verior të SHBA-së, Vermont.

Megjithatë, kjo ofertë vlen vetëm për qytetarët amerikanë të cilët janë të punësuar nga ndonjë punëdhënës jashtë-shtetit, dhe që do të ishin të lumtur të punonin nga larg, si dhe që do ta preferonin jetesën në një vend të gjelbëruar.

Iniciativa ka për qëllim që të tërheqë më shumë punëtorë dhe familje të reja me synim përmirësimin e ekonomisë.

Fondet janë konfirmuar për tre vjet dhe do të jenë në dispozicion nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Kemi 16 mijë punëtorë më pak se sa që kishim më 2009. Prandaj zgjerimi i fuqisë tonë punëtore është një nga prioritetet e administratës time”, ka deklaruar guvernatori i Vermontit, Phil Scott.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook