Ballina Bota VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti i tmerrshëm kur babai ekzekutohet barbarisht teksa po...

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti i tmerrshëm kur babai ekzekutohet barbarisht teksa po përqafonte djalin e tij të vogël

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Turqi ku një person i armatosur qëlloi me disa plumba në kokë një baba, teksa ai ishte duke përqafuar djalin e tij të vogël në rrugë.

Ekzekutimi barbar ka ndodhur në lagjen “Sultanbeyli” të Stambollit.

Atentati shokues është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin kur krimineli del nga një makinë dhe qëllon me disa plumba në kafkë burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Fill pas atentatit, vrasësi largohet, ndërsa një dëshmitar i tmerruar shkon në vendin e ngjarjes dhe e ngre djalin e vogël.

Për fat të mirë djali nuk u dëmtua, por ka mbetur i traumatizuar pasi ka parë me sytë e tij, vdekjen në mënyrë të tmerrshme të atit të tij.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Nuk do ta besoni sa para fiton në ditë ky fermer nga shitja e qumështit të gomarit

Viktima i quajtur si Savas Can, dyshohet se u vra për hakmarrje pas një lufte të dhunshme rreth një vit më parë.

Mediat turke thanë se ai ishte përfshirë në një përleshje një vit më parë në të cilën katër persona u plagosën dhe se vrasësi i tij mund të kishte marrë hak për këtë incident ndërkohë që nga hetimi policor ende nuk ka raportime për arrestime për atentatin brutal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook