Ballina Bota VIDEO/ Pamje tronditëse, gruaja mbërthen nga qafa foshnjën, e shkund disa herë...

VIDEO/ Pamje tronditëse, gruaja mbërthen nga qafa foshnjën, e shkund disa herë me kokë poshtë dhe i shtyp fytyrën

 

Një video me pamje tepër të rënda është publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

Video në fjalë tregon një grua e cila merr një fëmijë, e kap nga krahët, e lëkund, më pas e mbërthen nga qafa dhe i shtrydh fytyrën.

Ngjarja shokuese është filmuar në Kazakistan, ndërsa veprimet e gruas supozohet të jenë “masazhe”.

Bëhet fjalë për 35-vjeçare Larisa Orynbasarovna, nga Almaty në Kazakistan, e cila pretendon se kjo praktikë është shëruese për foshnjat, shkruan “DuaLajm.com”

Masazhet e saj ekstreme janë bërë të njohura në Kazakistan, ndërsa të shumtë janë prindërit që kanë dërguar foshnjet e tyre në duart e 35-vjeçares.

Video e publikuar në rrjet ka nxitur mjaft zemërim dhe të shumtë janë ata që e kanë cilësuar si “çnjerëzore” këtë teknikë masazhi.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook