Ballina Bota VIDEO/ Pista më sfiduese në botë, Porsche thyen rekordin e shpejtësisë

VIDEO/ Pista më sfiduese në botë, Porsche thyen rekordin e shpejtësisë

Porsche ka arritur të thyejë rekordin e pistës së Nürburgring.

Në fakt edhe rekordi i mëparshëm ishte po i Porsche, i vendosur nga Stefan Bellof që në vitin 1983 me kohë 6 min e 11 sekonda.

Por Porsche 919 Hybrid Evo e theu me 52 sek rekordin e mëparshëm duke vendosur kohën prej 5 min dhe 19 sek. Drejtuesi i makinës ishte piloti Timo Bernhard, fitues i Le Mans me Porsche.

Ai ishte zgjedhja më e mirë për të provuar thyerjen e rekordit.

“Kjo është një nga pistat më sfiduese në botë. Shpejtësia e kësaj makine është e madhe dhe më duhej të isha shumë i përqendruar sepse nuk kishte vend për gabime.” – u shpreh Timo pas provës.

Porsche Evo është një fitues i garës së Le Mans dhe në mënyrë që makina të ishte më e shpejtë asaj iu vendosën të gjitha gjërat që ndalohen në kampionatin botëror të rezistencës. Kjo bëri që makina të ishte shumë më e shpejtë duke çuar dhe në thyerjen e rekordit të shpejtësisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook