Ballina Bota VIDEO/ Pitoni mbërthen dhe tenton të mbysë qenin, disa persona përpiqen të...

VIDEO/ Pitoni mbërthen dhe tenton të mbysë qenin, disa persona përpiqen të shpëtojnë kafshën e gjorë, shihni ç’ndodh më pas

Një video shokuese është publikuar në internet ku një gjarpër i llojit piton ka mbërthyer një qen.

Episodi është regjistruar në një fshat të Tajlandës dhe është filmuar nga banorët e zonës.

Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara të qenit, gjarpri duket tepër i fortë dhe nuk e lëshon.

Fshatarët e zonës i vijnë në ndihmë kafshës së gjorë.

Ata përdorin disa shkopinj të gjatë dhe përpiqen të largojnë gjarprin.

U deshën minuta të tëra betejë që zvarraniku i rrezikshëm të lirojë qenin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook