Ballina Bota VIDEO/ Plas keq sherri në aeroport, dy reperët e njohur përleshen dhunshëm...

VIDEO/ Plas keq sherri në aeroport, dy reperët e njohur përleshen dhunshëm me grushte e shkelma

Një sherr masiv ka ndodhur në aeroportin “Orly” të Parisit, midis dy reperëve të njohur francez, Booba dhe Kaaris.

Siç shihet dhe në videot e bëra virale në rrjet, dy reperët filluan sherrin brenda një dyqani në aeroport, ku shkaktuan jo pak panik mes pasagjerëve që u tmerruan nga skena.

Sherri u shndërrua në masiv, pasi në të u përfshinë dhe shoqëria e dy reperëve, ndërsa shihen të dy duke i hedhur shishe me parfume në drejtim të njëri-tjetrit.

Pas përleshjes, policia arrestoi 11 persona, përfshirë dhe dy reperët, 41-vjeçarin Booba, i  cili shihet i veshur me një bluzë të shkurtër të zezë, dhe 38-vjeçarin, Kaaris, i veshur me gri, shkruan “DuaLajm.com”.

Të dy reperët ishin nisur drejt Barcelonës për të dhënë koncerte në klube të ndryshme të natës.

Sherri mes tyre thuhet se ka nisur që në vitin 2013, dhe kishte vazhduar prej atëherë, ndërsa tani ata janë bërë protagonistë të mediave ndërkombëtare.

Udhëtarët e tmerruar u panë të largoheshin me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa për të shuar sherrin, u desh ndërhyrja e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook