Ballina Bota VIDEO/ Po bënte foto, politikani qëllohet për vdekje me plumb pas koke

VIDEO/ Po bënte foto, politikani qëllohet për vdekje me plumb pas koke

Një politikan meksikan, i cili ka qenë aktiv në luftën kundër krimit të organizuar, është qëlluar për vdekje ndërsa po bënte një selfie me zgjedhësit.

Fernando Puron, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u vra. Politikani u qëllua me armë pas koke.

Vrasja tronditëse e Puron është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë. Video tregon momentin kur një burrë me mjekër dhe kapele shkon mbas 43-vjeçarit dhe e qëllon në pjesën e pasme të kokës.

Puron vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ai ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas.

Gjatë debatit të tij në Piedras Negras, Puron foli mbi luftën e tij kundër bandës gjatë kohës që shërbente si kryebashkiak nga viti 2014 deri në vitin 2017.

“Ne i mbyllëm bizneset e krimit të organizuar dhe shkatërruam shtëpitë që u përkisnin Zetas,” – tha Puron. “Ne ia morëm qytetin Zetas dhe ia kthyem atë qytetarëve.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook