Ballina Bota VIDEO/ Po e fusnin në pjesën e pasme të makinës, shihni goditjen...

VIDEO/ Po e fusnin në pjesën e pasme të makinës, shihni goditjen spektakolare që aligatori i bën policit

Ky është momenti kur një aligator hodhi me “knock-out” policin me një goditje. Polici u godit në kokë nga bishti i zvarranikut.

Teksa po e fusnin në pjesën e pasme të makinës, aligatori dy metra e gjysmë i gjatë, i cili e kishte gojën dhe këmbët e lidhura, filloi të lëviz me bishtin e fuqishëm me të cilin i goditi policët.

Për fat të keq e pësoi ai që ishte më afër, i cili u godit në fytyrë dhe nga goditja e madhe u rrëzua në tokë dhe për disa sekonda humbi vetëdijen.

Ngjarja ka ndodhur në Florida të SHBA-së.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook