Ballina Bota VIDEO/ Po lëviznin në shkallët elektrike, i bie tavani në kokë

VIDEO/ Po lëviznin në shkallët elektrike, i bie tavani në kokë

Një tavan u shemb në një qendër turistike në Kinë ku të paktën 9 turistë janë plagosur ndërsa po ecnin në shkallët lëvizëse.

Ngjarja ndodhi të dielën në qendrës turistike të malit Huashan në Kinë.

Grupi i turistëve shihen të frikësuar ndërsa tavani i bie në kokë. Disa vendosën duart në kokë për të mbrojtur veten ndërsa të tjerët u përpoqën që të hidheshin nga shkallët lëvizëse e të largoheshin.

Disa turistë mbeten të bllokuar poshtë mbetjeve të tavanit derisa u liruan nga shërbimet emergjente.

Askush nuk u plagos rëndë por disa u dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Qendra turistike po punon me autoritetet kineze për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Qendra turistike do të mbetet e mbyllur derisa hetimet të përfundojnë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook