Ballina Bota VIDEO/ Po mbante fjalim paradën ushtarake, terrosistët sulmojnë me dron presidentin e...

VIDEO/ Po mbante fjalim paradën ushtarake, terrosistët sulmojnë me dron presidentin e Venezuelës

Dy shpërthime të fuqishme tronditën Karakasin gjatë kohës kur po mbante fjalimin presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.

Siç raportojnë mediat e huaja, siç duket objekt i sulmit ka qenë Presidenti por fatmirësisht “nuk është dëmtuar”, thanë burimet zyrtare.

Mësohet se sulmi u bë me drone të cilat ishin me eksploziv, ndërsa thuhet se 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë vet presidenti tha se pas ngjarjes fshihet Kolumbia, shkruan ‘Daily Mail’.

Gjatë kohë që kreu i shtetit po mbante fjalimin e tij në paradën ushtarake, papritur u dëgjuan disa shpërthime në ajër, ndërsa atij një shprehje e tmerruar i përshkoi fytyrën.

Fill pas kësaj presidenti dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u mbuluan nga forcat e sigurisë me antiplumb.

Ndërkohë, ai e cilësoi këtë ngjarje një tentativë për vrasje.

Sakaq, autoritetet kolumbiane i kanë hedhur poshtë pretendimet se pas kësaj ngjarje fshihen qytetarë të saj. Lidhur me sulmin ka pasur disa të arrestuar, ndërsa po hetonet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook