Ballina Bota VIDEO/ Po udhëtonte me 100 km/h, motoçiklisti përplaset me makinën dhe “fluturon”

VIDEO/ Po udhëtonte me 100 km/h, motoçiklisti përplaset me makinën dhe “fluturon”

Një motoçiklist që po ecte me afro 100 km/h është përplasur keq me një makinë të ndaluar në trafik në autostradë.

Dyshohet se aksidenti ndodhi pasi ai nuk shikonte përpara dhe ishte tërësisht i shpërqendruar, duke shkaktuar kështu aksidentin.

Videoja e postuar tregon atë teksa shkëputet prej motoçikletës dhe bie në anën tjetër të automjetit.

Të pranishmit që ishin aty, i shkuan pranë për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz dhe u largua bashkë me motoçikletë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook