Ballina Bota VIDEO/ Policia që duam! Shihni veprimin human të efektivit rrugor

VIDEO/ Policia që duam! Shihni veprimin human të efektivit rrugor

Një polic rrugor i ka ardhur në ndihmë një të moshuari që po kalonte rrugën, duke e mbajtur në krahë.

I moshuari me paterica, i cili mezi po ecte, u nis për të kaluar rrugën në provincën Sichuan të Kinës, kur semafori u kthye në jeshile për makinat që prisnin në trafik.

Menjëherë polici i erdhi në ndihmë, duke e marrë në krahë dhe e kaloi të sigurtë në anën tjetër të rrugës.

Veprimi i policit është admiruar nga të gjithë kalimtarët, ndërsa video është bërë virale në rrjet. Me të vërtetë, kjo është policia që duam.

Ndërsa vetë polici është shprehur se kjo është një detyrë qytetare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook