Ballina Bota VIDEO/ Portieri brazilian ‘rrezikon’ ndeshjen, hutohet duke luajtur ‘Candy Crush’ në telefon

VIDEO/ Portieri brazilian ‘rrezikon’ ndeshjen, hutohet duke luajtur ‘Candy Crush’ në telefon

Në kampionatin brazilian jemi mësuar shpesh të shohim gola të bukur. por edhe raste të çuditshme siç është ky i fundit.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Atletico Paranaense dhe Atletico Minero portieri i vendasve ka bërë jo pak përshtypje me veprimin e tij.

Në një moment kur skuadra ndodhet në sulm ai përfiton për të kontrolluar telefonin që e mban mbas porte. Nuk dihet nëse po shihte në ‘instgram’, apo po luante ‘Candy Crush’, por çfarëdo të ketë bërë ka tërhequr jo pak vëmendje.

Santos, portieri i Paranaense, e ka mbajtur telefonin në duar për gati 12 sekonda, por fatmirësisht për të nuk ka pësuar gol.

Një rast i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë në Bundesligë, ku portieri i Duisburg pësoi një gol shumë të çuditshëm pasi u hutua duke pirë ujë.

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook