Ballina Bota VIDEO/ Publikohen pamjet, avioni amerikan bombardon tankun rus në Siri, qindra viktima

VIDEO/ Publikohen pamjet, avioni amerikan bombardon tankun rus në Siri, qindra viktima

Prestigjozja britanike “DailyMail” ka publikuar pamje nga momenti kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pasi u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë në Siri.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, avioni amerikan shkatërron tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur rebelët në Siri.

Sulmi i avionit amerikan ka vrarë qindra mercenarë rusë. Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që prej Luftës së Ftohtë.

Sipas “DailyMail”, kjo gjë do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive. Në momentin që u godit, tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabiyeh.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë pasi ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist ishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian, Bashar Al-Assad.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook