Ballina Bota VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit të rrëzimit të aeroplanit rus ku humbën...

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit të rrëzimit të aeroplanit rus ku humbën jetën tragjikisht 71 persona

Janë publikuar pamjet e rrëzimit të avionit rus ditën e djeshme, ku humbën jetën tragjikisht të gjithë personat në bord, duke shënuar 71 viktima, mes tyre edhe gra e fëmijë.

Pamjet janë filmuar nga një objekt pranë vendit ku u rrëzua aeroplani dhe tregojnë momentin kur ai përplaset në tokë dhe shpërthen në flakë.

Sipas teknikëve të aeroportit, aeroplani që u rrëzua ishte kontrolluar dje në Penza dhe sipas tyre të tilla kontrolle bëhen çdo dy ditë.

Ata nuk e kanë të qartë se cilat kanë mundur të jenë shkaqet e rrëzimit pasi sipas raporteve aeroplani ishte në rregull.

Burime nga shërbimet e emergjencës thonë se shkak i aksidentit mund të kenë qenë kushtet e këqija të motit, gabimet e pilotëve ose dështimet teknike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook