Ballina Bota VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u ekekutua me armë zjarri në skenë...

VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u ekekutua me armë zjarri në skenë këngëtarja 6-muajshe shtatzanë

Një këngëtare u qëllua për vdekje gjatë një ceremonie festive në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kanga, pranë qytetit Larkana, të martën e kaluar.

Këngëtarja 24 vjeçare, Samina Samoon, e njohur gjithashtu si Samina Sindhu, thuhet se u qëllua për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi ndërsa ajo ishte duke duke kënduar në një koncert.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se ajo kishte refuzuar kërkesën e burrit që ajo të ngrihej ndërsa këndonte.

I akuzuari, i cili supozohej se ishte i dehur, e kishte keqtrajtuar viktimën para se të qëllonte për vdekje, akt i cili u regjistrua nga kamerat.

Burri i këngëtares së vrarë u tha gazetarëve se ajo ishte 6 muaj shtatzënë.

Burri kërkoi që autori dhe dy bashkëpunëtorët të akuzoheshin për vrasje të dyfishtë; gruas dhe fëmijës së pa lindur.

I akuzuari kryesor është arrestuar nga Policia, ku pritet që të akuzohet për vrasje të dyfishtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook