Ballina Bota VIDEO/ Punëtori sfidon vdekjen, punon pa mjete siguri në një qiellgërvishtëse 215...

VIDEO/ Punëtori sfidon vdekjen, punon pa mjete siguri në një qiellgërvishtëse 215 metra të lartë

Një punëtor ndërtimi që sfidon vdekjen shihet duke u balancuar në skela pa mjete sigurie, ndërsa punon në një qiellgërvishtëse.

Në video shihet burri që ngre skelat ndodhet qindra metra në ajër punon pa asnjë kusht sigurie, ndërsa kolegu tjetër tronditet kur e sheh.

Kjo video është filmuar disa javë më parë në Kuala Lumur, Malajzi, dhe shumë persona që kanë parë këtë video kanë mbetur pa fjalë.

Mësohet se punëtori që qëndron në skelë ndodhet në një lartësi mbi 215 metra.

Punëtorët e ndërtimit besohet të jenë nga Indonezia. Budallallëku i punëtorëve është dënuar nga përdoruesit e mediave sociale në Malajzi dhe shumë prej tyre kanë kërkuar që ato të raportohen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook