Ballina Bota VIDEO/ Qindra zogj vrapojnë për të kërkuar nënat e tyre pasi vezët...

VIDEO/ Qindra zogj vrapojnë për të kërkuar nënat e tyre pasi vezët “e prishura” u hodhën në depon e mbeturinave, por që çelën për shkak të motit të ngrohtë

Qindra zogj të porsalindur vrapojnë në mes të një vendgrumbullimi mbeturinash pasi çelën si pasojë e klimës së ngrohtë.

Fermerët e shpendëve hodhën qindra vezë të cilat më pas u dërguan në një depon të mbeturinave në Marneuli të Gjeorgjisë.

Disa ditë më vonë prej nxehtësisë së verës në ish-republikën sovjetike, vezët filluan të çelin.

Të ballafaquar me pushtimin e zogjve, kryebashkiaku i qytetit Timur Abazov, tha se vendasit mbetën të habitur nga zbulimi.

“Ata besonin se vezët ishin prishur,” tha ai, “Ata u hodhën në plehra”.

“Shumë njerëz i morën zogjtë në shtëpi”, tha kryebashkiaku.

Mbetet e paqartë arsyeja pse vezët u hodhën kur ato nuk ishin të prishura.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook