Ballina Bota VIDEO/ Shembja e urës në Itali, rritet frikshëm numri i viktimave

VIDEO/ Shembja e urës në Itali, rritet frikshëm numri i viktimave

Një incident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Genoa të Italisë, ku një urë është shembur.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar 22, por ky bilanc pritet që të rritet gjatë orëve në vijim, pasi shumë persona të tjerë gjenden nën rrënoja dhe numri i të plagosurve është shumë i lartë.

Mësohet se mes të vdekurve është edhe një fëmijë.

Makinat dhe njerëzit e përfshirë në katastrofë kanë rënë nga së paku 100 metër dhe autoritetet kanë ngritur dyshimet për kolaps të strukturës së urës.

“Këtu është ferri”, shprehen të terrorizuar dëshmitarët e ngjarjes por edhe punonjësit e ndihmës së shpejtë të cilët po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat.

Ambasada shqiptare në Itali ka njoftuar se nuk ka asnjë shqiptar mes të lënduarve dhe viktimave.