Ballina Bota VIDEO/ “S’ka shkuar as në shkollë e as në punë por…”, kjo...

VIDEO/ “S’ka shkuar as në shkollë e as në punë por…”, kjo është gjyshja kampione në qitje që po çmend botën

Ajo quhet Prakashi Tomar dhe është në moshën 80 vjeçare.

Në një prononcim për BBC tregon se ka qëlluar për herë të parë me pistoletë në moshën 60 vjeçare. Të gjithë e quajnë gjyshja qitëse.

Ajo nuk ka shkuar kurrë në shkollë dhe as në punë. Pasionin e zbuloi në moshën 60 vjeçare kur shikonte nipërit e mbesat e saj të stërviteshin në qitje.

“Ata më kërkuan të qëlloj dhe unë godita në shenjë. Trajneri më tha se do të bëhesh shumë e mirë në qitje dhe më inkurajoi të trajnohesha. Në fillim mendova se isha plakë dhe njerëzit do më qeshnin. Kështu fillova të praktikohesha në fshehtësi. Tani është kampinone kombëtare me shumë medalje”, tregon ajo.

Shumë vajza por dhe gra në fshatin e saj në Indi janë frymëzuar nga historia e gjyshes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook