Ballina Bota VIDEO/ “Spider-Man” ngjit katër kate për të shpëtuar fëmijën 4 vjeç që...

VIDEO/ “Spider-Man” ngjit katër kate për të shpëtuar fëmijën 4 vjeç që po varej në ballkon

Një 22-vjeçar nga Mali është ngjitur katër kate për të shpëtuar një fëmijë që po varej nga një ballkon në Paris.

Katërvjeçari është filmuar duke u varur në ballkon jashtë një apartamenti në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasdite, pasi me sa duket ishte lënë vetëm në shtëpi nga babai i tij, i cili kishte shkuar për të pazar.

Mamoudou Gassama, për 30 sekonda ka ngjitur 4 kate për të arritur tek fëmija, dhe që atëherë është krahasuar me Spider-Man.

Gassama ka marrë vlerësime për aktin heroik të tij nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.

“Përgëzime për Mamoudou Gassama, për aktin e tij të trimërisë që shpëtoi jetën e një fëmije”, shkruante zonja Hidalgo.

“Ai më shpjegoi se kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu.Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se Qyteti i Parisit padyshim që do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t’u vendosur në Francë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook