Ballina Bota VIDEO/ Tentoi të rrëmbente fëmijën duke e kapur prej dore, vëllai i...

VIDEO/ Tentoi të rrëmbente fëmijën duke e kapur prej dore, vëllai i tij e shpëton duke e kapur nga pas

Një person në Kinë ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë duke e kapur prej dore dhe e larguar nga vëllai dhe shoku i tij.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur një person në pamje të parë duket se është një kalimtar i rastësishëm tërheq për krahu fëmijën,

Dallohet që fëmija kundërshton dhe fillon të rezistoj, por i dyshuari nuk e lëshon dhe vijon ta tërheqë deri në momenti që vëllai i tij fillon të bërtasë dhe kap për krahu vëllain e vogël.

Pas denoncimit të prindërve, mësohet se autori i dyshuar është arrestuar, por në polici ai ka deklaruar se thjesht po bënte shaka.

Rrëmbimi i fëmijëve në zonat e varfra të Kinës është një fenomen shqetësues për autoritetet, të cilat shpesh apelojnë qytetarët që të denoncojnë çdo dyshim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook