Ballina Bota VIDEO/ “Do ti vras të gjithë myslimanët”, ja momenti i arrestimit të...

VIDEO/ “Do ti vras të gjithë myslimanët”, ja momenti i arrestimit të terroristit që sulmoi mbrëmë Londrën

SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur shoferi i furgonit që goditi këmbësorët në Finsbury Park, Londër u arrestua nga Policia.

Videoja tregon sesi ai po mbahet nga oficerët e plicisë ndërkohë që turma e zemëruar e njërëzve është mbledhur rreth tij.

Në sfond mund të dëgjohet një britmë, pasi këmbësorët po përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi.

Nga mediat britanike mësohet se protagonisti i ngjarjes u kap nga qytetarët pas sulmit dhe turma e zemëruar ia dorëzoi atë policisë.

Dëshmitarë okularë pohojnë se atentatori bërtiste me zë të lartë duke thënë: “Do t’i vras të gjithë myslimanët”.

Videoja tregon momentin kur policia e fut në furgonin e saj të dyshuarin për sulmin me kamion dhe turma e njerëzve reagon me ashpërsi.

Comments

comments