Ballina Bota VIDEO/ Tmerrohet gruaja, gjen pitonin poshtë krevatit të vajzës

VIDEO/ Tmerrohet gruaja, gjen pitonin poshtë krevatit të vajzës

Një grua ishte duke pastruar dhomën e vajzës së saj, kur u tmerrua nga ajo cfarë pa poshtë krevatit.

Ishte një gjarpër piton që po qëndronte aty. Pasi erdhën kapësit e gjarpërinjve, ajo i tha vajzës që ta shihte zvarranikun se si rehatohej në krevat.

“Nëna po rregullonte krevatin e vajzës kur pa një gjarpër duke lëvizur në cep dhe për pak minuta u ngjit nga toka për tu rehatuar në dyshek”, tha kapësja Ally Wilkinson.

Nuk dihet se si pitoni arriti në katin e dytë të shtëpisë, por dihet se janë ‘kacavjerrës’ të zotë dhe janë në gjendje të hyjnë në shtëpi edhe duke u ngjitur në tuba.