Ballina Bota VIDEO/ Tronditëse! Ushtarët ekzekutojnë pa pikë mëshire dy dra dhe një fëmijë

VIDEO/ Tronditëse! Ushtarët ekzekutojnë pa pikë mëshire dy dra dhe një fëmijë

Një video e tmerrshme që qarkullon në internet tregon dy gra dhe një fëmijë të lidhur nga sytë që dërgohen për t’u ekzekutuar.

Personat shoqërues janë burra të veshur si ushtarë në Kamerun.

Ushtria e Kamerunit ka mohuar që ushtarët e saj të jenë përfshirë në video. Gratë u qëlluan për vdekje si të dyshuara si sulmues vetëvrasës të Boko Haram.

E ndarë mbi 90.000 herë në Twitter, videoja tregon dy gra, njëra prej të cilave me një fëmijë të lidhur në kurrizin e saj në një tokë të pluhurosur.

“Ju jeni BH, ju do të vdisni”, tha një ushtar në frëngjisht, teksa godet gruan në fytyrë.

BH është shkurtim për Boko Haramin, i cili për nëntë vjet ka luftuar për një kalifat të përqendruar në Nigerinë veriore.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos, duke përfshirë kur dhe ku ishte filmuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook