Ballina Bota VIDEO/ Turistin e “zë” gjumi në mes të rrugës, motoristët e zhdëpin...

VIDEO/ Turistin e “zë” gjumi në mes të rrugës, motoristët e zhdëpin në dru

Një sulm brutal ka ndodhur në Ibiza ndaj një turisti britanik pasi ai bëri një shaka duke pretenduar e kishte zënë gjumi në mes të rrugës.

Disa video të sulmit në orën 20:30 në mbrëmjen e së martës kanë dalë në rrjetet sociale dhe po studiohen nga Garda Civile.

Sulmi ndodhi në vendpushimin popullor të Cala de Bou dhe filloi kur një britanik i paidentifikuar, që kishte veshur vetëm pantallona të shkurtra dhe bluze dhe thuhet se ishte i dehur vendosi të shtrihej në mes të rrugës me duart pas kokës.

Makinat ishin qëndronin në rradhë duke pritur që ai të lëvizte, ndërkohë që të paktën 6 persona që po qëndronin me motora jashtë një supermarketi dolën jashtë duke e goditur me shkelma. Pati dhe të tjerë që përdorën brisk e shkop.

Pavarësisht se shoferët po kërkonin që të lirohej rruga, por ata nuk lëviznin nga vendngjarja ku po shkelmonin. Sapo erdhi policia, të gjithë u larguan dhe viktima nuk pranoi të merrte mjekim në spital pasi shërbimet e urgjencës u kujdesën në vendngjarje për të.

Edhe pse u godit rëndë, ai nuk pranoi ti denonconte personat, por policia ka nisur kërkimet për burrat që udhëtonin me BMË pasi mendohet se e kanë goditur me thikë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook