Ballina Bota VIDEO/ U ngatërruan me pensionistin e gabuar, ja çfarë ndodhi me grabitësit...

VIDEO/ U ngatërruan me pensionistin e gabuar, ja çfarë ndodhi me grabitësit e maskuar dhe të armatosur

Një 83-vjeçar pengon kryerjen e një grabitjeje në një pikë bastesh në Irlandë. Gjyshi Denis O’Connor luftoi kundër grabitësve të cilët ishin të armatosur me çekiçë dhe të maskuar me kapuçë, në një dyqan bastesh në Glanmire, Co Cork.

Ndërsa ata po largoheshin nga dyqani, O’Connor goditi me shkelm një prej grabitësve në ikje e sipër. Pamjet e grabitjes në tentativë u xhiruan nga kamerat e sigurisë rreth orës 18:30 të së shtunës.

Ndërsa grabitësit tentojnë të kërcënojnë menaxherin e biznesit, i moshuari ruan qetësinë dhe iu shkon atyre nga pas. Duke shfrytëzuar faktin që ata u kapën në befasi, ai fillon të godasë njërin nga hajdutët para se ta ndiqte atë drejt derës së daljes.

Ndërkohë menaxheri mund të shihet duke u ndeshur me një grabitës tjetër, ndërsa i treti, i cili mendohet se mbante një armë, pret në anën tjetër të dhomës.

Plaku 83-vjeçar tha se nuk e mendoi gjatë të ndërhynte dhe se donte të ndihmonte menaxherin e dyqanit, shkruan “Daily Mail”.