Ballina Bota (VIDEO) Ukrainë, shpërthim spektakolar nga toka, copa dheu dhe gurë në ajër

(VIDEO) Ukrainë, shpërthim spektakolar nga toka, copa dheu dhe gurë në ajër

Ky është momenti kur një tub nëntokësor shpërthen, duke dërguar copa dheu dhe gurësh në ajër, duke dëmtuar banesa dhe makina aty pranë.

Shpërthimi i fuqishëm i tubacionit të ujit ka ndodhur të hënën në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.

Shpërthimi spektakolar la gjashtë vrima katrore në tokë, ndërsa ujit dhe balta përmbytën rrugët.

Gurët dhe dheu janë ngritur në 6 kate apo 25 metra lartësi duke terrorizuar qytetarët që po kalonin në rrugë.

Autoritetet kanë paralajmëruar dëmshpërblim për banorët e prekur nga dëmet.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimi i së martës ishte shkaktuar nga testimi hidraulik mbi tubat që u instaluan në vitin 1979.