Ballina Bota VIDEO/ Uragani “Irma” shkatërron gjithçka, shikoni çfarë tmerri kanë përjetuar të prekurit...

VIDEO/ Uragani “Irma” shkatërron gjithçka, shikoni çfarë tmerri kanë përjetuar të prekurit nga kjo çmenduri e natyrës

SHPËRNDAJE

SHBA preket sërish nga një tjetër uragan i cili quhet “IRMA”. Fillimisht Uragani ka prekur ishujt Karaibe ku ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Me dhjetra vetë raportohet se kanë humbur jetën ndërsa dëmet materiale janë të shumta. 

Ky uragan përflitet se ka qenë një nga më të fortët në vitet e fundit. Tashmë ai po drejtohet drejtë Floridas jugore. Në shtetin e Floridas është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ndërsa bëhet me dije se një eksod i paparë ndonjëherë. 

Presidenti amerikan, Donald Trump apeloi tek popullata e zonave të prekura të jenë të vigjilentë dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve. “Kjo është një stuhi me një potencial historik absolutisht shkatërrues”, deklaroi ai. Si pasojë priten përmbytje deri në brigjet e Georgias dhe Karolinës së Veriut.

Qindra mijëra vetë po përpiqen të largohen nga zona e rrezikut. Në autostrada bllokimi i trafikut kap disa kilometra. Në shumë vende ka mungesë karburanti. 5,6 milionë vetë jetojnë në zonat e evakuimit, sipas autoriteteve.

Deri tani Irma ka futur në krizë të thellë Ishujt Karaibe, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve si dhe dëme të mëdha materiale. Raportohet se 95 përqind e ishujve Saint-Martin, Barbuda dhe ishujt e virgjër së Britanisë janë shkatërruar, kurse miliona banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ujë, energji elektrike dhe linja telefonike.

Ndërsa Bahams dhe Kuba kenë pasur fatin e njëjtë. Për të dokumentuar tmerrin që e ka shkaktuar ky uragan, më poshtë kemi publikuar një fotogaleri ku shihen vendet që janë shndërruar në zona fantazmë, por aty mund t’i shihni edhe se si dukeshin para se të prekeshin nga erërat e forta që lëvizin me 300 kilometra në orë

Comments

comments