Ballina Bota VIDEO/ “Ushtari gjerman, armën mbi kokën e fëmijës polak”, shihni koreografinë e...

VIDEO/ “Ushtari gjerman, armën mbi kokën e fëmijës polak”, shihni koreografinë e tifozëve të Legias që po bën xhiron e botës

Me anë të një koreografie drithëruese, tifozët e Legia Varshavës kanë përkujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës gjatë ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Astana-s.

Në këto pamje, të cilat kanë bërë xhiron e botës, tifozët polakë kanë hapur një banderolë për të përkujtuar të vrarët e Luftës së Dytë Botërore.

“Gjatë Kryengritjes së Varshavës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë”, shkruhet në banderolën gjigande të hapur nga tifozët, e cila ka hapur një debat të madh në kontinentin e vjetër.

Pamja e banderolës, në të cilën tregohet një ushtar gjerman, i cili i drejton pistoletën në kokë një fëmije me kapele me flamur polak, është vërtetë e frikshme.

Koreografia u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.